• e hënë, 23 dhjetor 2024

Gjykata e Lartë e Bangladeshit ka tërhequr pjesërisht sistemin e diskutueshëm për punësim në Qeveri

Gjykata e Lartë e Bangladeshit ka tërhequr pjesërisht sistemin e diskutueshëm për punësim në Qeveri

Daka, 21 korrik 2024 (MIA) - Gjykata e Lartë e Bangladeshit sot tërhoqi pjesërisht sistemin e diskutueshëm për përzgjedhjen e kandidatëve për vendet e punës në Qeveri, duke shënuar një fitore të pjesshme për pjesëmarrësit në protestat e dhunshme të studentëve në mbarë vendin, në të cilat humbën jetën dhjetëra njerëz.

Studentët, të pakënaqur me mungesën e kushteve të drejta të punësimit, kërkuan heqjen e sistemit të kuotave që rezervon 30 për qind të vendeve të punës në sektorin publik për të afërmit e veteranëve që luftuan në luftën e pavarësisë së Bangladeshit të vitit 1971.

Pas protestave masive të studentëve, qeveria e Bangladeshit shfuqizoi sistemin e kuotave në vitin 2018, por në qershor të këtij viti, Gjykata e Lartë e Bangladeshit rivendosi kuotat, duke shkaktuar një valë të re protestash. sa/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR