Një kamion ka shkelur pesë persona në një autostradë të ngrirë në SHBA
- - Pesë persona kanë humbur jetën kur një kamion i shkeli në mes të autostradës së ngrirë në Pensilvaninë verilindore, derisa ecnin në këmbë pasi i kishin lënë veturat e tyre për shkak të një aksidenti, njoftoi sot policia amerikane.
- Post By Fitore Curri
- 18:08, 17 janar, 2024

Uashington, 17 janar 2024 (MIA) - Pesë persona kanë humbur jetën kur një kamion i shkeli në mes të autostradës së ngrirë në Pensilvaninë verilindore, derisa ecnin në këmbë pasi i kishin lënë veturat e tyre për shkak të një aksidenti, njoftoi sot policia amerikane.
Të vdekurit janë persona të cilët udhëtonin me një furgon i cili për shkak të borës kishte rrëshqitur dhe kishte goditur rrethojën në rrugë, dhe nga automobili i cili kishte goditur atë. Ata i kishin lënë veturat e dëmtuara dhe ishin nisur në këmbë, por ishin shkelur nga një kamion.
Në Pensilvaninë verilindore është shumë ftohtë, ndërsa shërbimi meteorologjik paralajmëron për rrugë të ngrira dhe të rrëshqitshme. fc/
Fotografia: Arkivi