• e martë, 25 mars 2025

Një javë nga traegjedia në Koçan, pesë pacientë në gjendje kritike, hetimi vazhdon

Një javë nga traegjedia në Koçan, pesë pacientë në gjendje kritike, hetimi vazhdon

Shkup, 23 mars 2025 (MIA) - Nga sot përmes Kryqit të Kuq familjeve të të vdekurve dhe të lënduarve nga zjarri në Koçan do t'u paguhet përkrahje financiare nga donacionet e grumbulluara në vlerë prej 150.000 denarëve. Deri më 22 mars përmes Kryqit të Kuq janë mbledhur 51.822.579 denarë, i cili sot do të njoftojë për aktivitetet e ndërmarra dhe mënyrën e pagesës.

Sipas të dhënave të fundit nga Ministria e Shëndetësisë, nga rreth 200 të lënduar në tragjedinë e një jave më parë, pesë nga 115 persona që po marrin trajtim jashtë vendit janë në gjendje kritike për jetën. Në spitalet e Maqedonisë të 55 pacientët janë në gjendje stabile dhe të mirë, ndërsa nëntë janë planifikuar të dalin nga spitali në fillim të kësaj jave, pasi të jenë kryer të gjitha analizat toksikologjike dhe psikologjike. Priten informacione nga ecuria e mëtejshme e hetimeve, në të cilat aktualisht dyshohen 34 persona, si dhe nga inspektimet e paralajmëruara në objektet publike në të gjithë vendin, për të cilat komunat do të koordinohen përmes Bashkësisë së Njësive të Vetëqeverisjes Vendore.

Siç njoftoi dhje ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari është përgatitur protokolli sipas të cilit javën e ardhshme do të priten pesë pacientët e parë të cilët po mjekohen jashtë shtetit.

Tha se pesë pacientët e parë pritet të arrijnë të mërkurën apo të enjten, ndërsa do të priten nga ekipe dhe automjete speciale të cilët do t'i përmbahen protokollit dhe informatave për gjendjet e pacientëve, pas çka, sqaroi, do të vendosen në spitale prej ku paraprakisht ishin lëshuar pacientët, ku do t'u bëhet triazhi i parë.

"Protokollet do të publikohen në ueb-faqen tonë, gjithashtu do t'u dërgohen edhe Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, si dhe të gjitha shteteve të tjera. Do të kemi ekipe speciale të cilat do të punojnë me këtë protokoll të cilët do t'u përmbahen informatave për gjendjen e pacientëve të cilët duhet t'i marrim. Do të ketë ekip special i cili do t'i pranojë edhe automjetet speciale të cilat do t'i presin dhe vendosin në spitale. Triazhi i parë do të bëhet në spitalin prej ku është lëshuar pacienti, e më pas do tl hospitalizohen në spitalet ku duhet. Nëse ka nevojë do të lëshohen në mjekim shtëpiak", tha Taravari.

Подготвен е протокол според кој идната недела ќе бидат пречекани првите пет пациенти кои што се лекуваат надвор од државата, информираше денеска министерот за здравство Арбен Таравари по сост

Shtatëmbëdhjetë persona të lënduar nga zjarri në Koçan janë duke u trajtuar në Qendrën emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Serbisë në Beograd, dy prej të cilëve janë në ventilim mekanik, ndërsa dy i janë nënshtruar operacionit, deklaroi dr. Milan Stojiçiq, drejtor i Klinikës për kirurgji plastike dhe rikonstruktive pranë QKUS, njofton korrespondenti i MIA-s nga Beogradi. 

Stojiçiq ka theksuar se pacientët janë në gjendje të mirë dhe periudha pas operacionit është pa probleme.

"Gjendja e tyre pas operacionit është e mirë. Javën e ardhshme ndoshta do të operohen edhe pesë ose gjashtë pacientë të tjerë. Kam edhe një lajm të mirë, disa pacientë ndoshta do të mund të transferohen në repart sepse funksioni i tyre i frymëmarrjes po rikuperohet me sukses, ndërsa plagët e djegura janë të tilla që nuk kërkojnë qëndrim në Repartin e mjekimit intensiv", deklaroi ai për RTS.

Ai theksoi se te pacientët që tashmë i janë nënshtruar operacionit, procedura përfshin heqjen e indeve të devitalizuara dhe mbulimin e tyre me autotransplantim, që do të thotë se lëkura e tyre merret nga rajone të tjera dhe transplantohet në zonat e djegura.

Qytetarët e Koçanit dje organizuan Marsh 60-minutësh me heshtje, si respekt simbolik për të gjithë 60 personat të cilët e humbën jetën si pasojë e zjarrit në diskotekën "Puls" që ndodhi javën e kaluar. Pa transparente dhe nëq etësi, kolona e qytetarëve kaloi nëpër rrugët e qendrës së qytetit dhe arriti para ndërtesës së Komunës së Koçanit. Me moton "Heshtja flet më zëshëm", duke qëndruar të qetë, pjesëmarrësit e marshit dërguan porosi simbolike se kërkojnë përegjegjësi për tragjedinë e cila shkatërroi disa gjenerata të të rinjve. Në fund të respektit prej 15 minutave për viktimat, u dërgua mirënjohje të gjitha shteteve mike të cilat pranuan për mjekim të lënduarit nga zjarri. Në porosinë drejt institucioneve u cek se protestat dhe tubimet qytetare nuk janë për ndryshim të pushtetit, por thirrje për ndryshim të vetëdijes kundër mënyrës në të cilën funksionon i tërë sistemi në vend.

Gjithashtu edhe në Parkun e Qytetit në Shkup, dje pasdite, qindra të rinj u tubuan që me heshtje prej një ore të shprehin respekt për viktimat nga zjarri në diskotekën "Puls" në Koçan, ku jetën e humbën 59 persona, ndërsa rreth 200 persona u lënduan.

Siç u cek edhe në paralajmërimin nga ana e "Plenumit studentor" për tubimin qytetarët filluan të tubohen rreth orës 16, pas çka heshtja 60-minutëshe filloi para orës 17, përkatësisht, në mënyrë simbolike, në orën 16:59.

The citizens of Kochani held Sunday an hour-long silent march in honor of the victims of last week's nightclub fire.

Ndërkohë në kontrollin policor të kryer dje në periudhën prej orës 10 deri në orën 15 në rajonin e Tetovës dhe Gostivarit, në 16 objekte hotelierike (TE-6 dhe GV-10), janë konstatuar një sërë parregullsish dhe nga ana e ISHT, DMSH dhe DAP do t'u përgatiten parashtresa adekuate, përderisa nga ana e ISHT-së janë mbyllur dy objekte hotelierike në Tetovë dhe një në Gostivar.

MPB sot kumtoi se nëpunës policorë nga SPB Tetovë dhe NJPB Gostivar në bashkëveprim me përfaqësues nga Drejtoria për polici financiare, Drejtoria për të ardhura publike, Inspektorati shtetëror i tregut, Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim, Inspektorati ndërtimor dhe Inspektimi komunal, kryen kontroll aksiono dhe ndërmorën masa dhe aktivitete të koordinuara drejt asgjësimit të aktiviteteve të palejuara kriminale të cilat kryhen në objekte hotelierike në rajonin e Tetovës dhe Gostivarit, me qëllim prioritar të asgjësimit të tregtisë së palejuar me drogë, ndërmjetësim në ushtrim prostitucioni, larje parash, vepra korruptuese penale nga ana e personave zyrtarë të punësuar në institucione shtetërore lidhur me punën e palejuar të subjekteve të cilat kryejnë veprimtari hotelelierike dhe aktivitete të tjera ilegale.

Лицето М.Д., како што соопшти владината Прес-служба, не го применувал протоколот за отворање и работа на угостителски објекти за исхрана и протоколот за отворање на кафетерии, како и здравств

Inspektorati Shtetëror i Transportit dje njoftoi se nga 138 kontrolle për transportin e udhëtarëve dhe mallrave të kryera nga inspektorët e komunikacionit rrugor në tri ditët kaluara, tek 21 persona juridikë dhe fizikë janë konstatuar parregullsi dhe ndaj tyre janë shqiptuar gjoba përkatëse. Inspektimet janë kryer në përputhje me Planin aksional të tyre dhe se për parregullsitë e konstatuara do të njoftohen Ministria e Punëve të Brendshme dhe Prokuroria Publike, për veprime të mëtejshme.

Inspektorati ka shpallur 11 personat juridikë për të cilët janë konstatuar parregullsi dhe për të cilët janë shqiptuar gjoba: Durmo turs nga Gostivari; Deni interneshënël nga Ilindeni; Suis mak aligega  nga Gostivari; Zaem promet – kompani nga Saraji; Slovin Biljana nga Ohri; Bis nga Ohri; Peshter SHPK nga Çairi, Dimitrioski nga Gazi Baba; Hisari-GD nga Dibra; Inkom biznes nga Kumanova dhe Palas eksport - import nga Gostivari. mb/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR