• e shtunë, 06 dhjetor 2025

Një i vrarë dhe dhjetëra të lënduar në sulmin rus në Ukrainën perëndimore

Një i vrarë dhe dhjetëra të lënduar në sulmin rus në Ukrainën perëndimore

Kiev, 21 gusht 2025 (MIA) - Disa qytete në Ukrainën perëndimore u goditën herët këtë mëngjes në një sulm të ri rus me dron dhe raketa me çka jetën e ka humbur një person në Lviv, ndërsa më shumë se dhjetëra persona janë lënduar në rajon, bënë të ditur autoritetet lokale.

"Një person është vrarë, ndërsa dy janë lënduar në një sulm të kombinuar me dron dhe raketa kryqëzuese në Lviv", deklaroi për kanalin Telegram, Maksim Kozicki, shef i administratës ushtarake rajonale në qytetin më të madh në Ukrainën perëndimore.

Kozicki shtoi se gjatë sulmit janë dëmtuar dhjetëra ndërtesa banimi.

Në sulmin në qytetin Mukashenko janë lënduar 12 persona, pesë prej të cilëve u shtruan në spital, njoftoi në Fejsbuk, Këshilli i qytetit të Zakarpaties.

Igor Polishçuk, kryebashkiaku i qytetit të Luckut, postoi gjithashtu në Telegram rreth "sulmeve me dronë dhe raketa", por nuk precizoi nëse dikush është lënduar.

Ukraina Perëndimore është më pak cak i sulmeve ruse se sa lindja dhe jugu i vendit, ku trupat ruse vazhdojnë të avancojnë.

Ministria ruse e mbrojtjes tha se "49 dronë ukrainas" janë shkatërruar gjatë natës në disa rajone ruse.

Forcat ajrore ukrainase publikuan se gjatë sulmeve të natës në vend, Rusia përdori 574 dronë dhe 40 raketa dhe se janë rrëzuar 546 dronë dhe 31 raketa.

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR