• e hënë, 06 janar 2025

Një i burgosur me kërcënim me armë të ftohtë ka marrë pesë persona si pengj në një burg francez

Një i burgosur me kërcënim me armë të ftohtë ka marrë pesë persona si pengj në një burg francez

Paris, 3 janar 2025 (MIA) - Një i burgosur sot ka marrë si pengj pesë persona në qytetin jugor francez Arël, kumtoi policia dhe autoritetet e burgut.

Sipas burimeve, burri, i armatosur me armë të ftohtë dhe për të cilin dihet se ka probleme serioze psiqike, mban katër anëtarë të personelit mjekësor dhe drejtorin e burgut. Një përfaqësues i burgut tha se "ai nuk ka karakteristika të terroristit".

"Drama me pengjët filloi diçka pas orës 11 në repartin mjekësor të burgut. Tërë situata është e qetë", deklaroi një burim i informuar me situatën.

Sipas autoriteteve, i burgosuri 37-vjeçar u dënua për sulm me armë të ftohtë. Dënimi tij është deri në vitin 2031. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR