• e hënë, 23 dhjetor 2024

Një grua akuzohet për neglizhencë të fëmijëve dhe për dhunë familjare

Një grua akuzohet për  neglizhencë të fëmijëve dhe për dhunë familjare

Shkup, 14 korrik 2023 (MIA) - Një banore tridhjetë e katër vjeçare nga Gostivari me vendbanim në Shkup akuzohet për neglizhencë të dy fëmijëve dhe dhunë në familje, njofton sot Prokuroria publike e Shkupit.

Pas një procedure hetimore, prokurori publik nga Prokuroria themelore publike Shkup ka ngritur aktakuzë kundër banores së Gostivarit me vendbanim në Shkup për dy vepra penale “lëndim dhe keqpërdorim të fëmijës” dhe dy vepra penale “lëndim trupor”.

Siç është theksuar në komunikatë, që nga prilli i këtij viti, 34-vjeçarja e akuzuar si prind, duke neglizhuar rëndë detyrën e kujdesit dhe edukimit, ka neglizhuar dhe keqtrajtuar dy fëmijët e saj – njëri i lindur në vitin 2017, tjetri në vitin 2019.

Më 7 maj, gjatë dhunës në familje, sipas Prokurorisë, e pandehura ka plagosur fizikisht fëmijët e saj.

“Përderisa po bënte një video-telefonatë në një rrjet social me partnerin e saj jashtëmartesor, dukshëm e mërzitur, pa asnjë rast apo arsye filloi t’i godiste fëmijët në trup, duke u shkaktuar atyre lëndime fizike – gunga dhe mavijosje”, shtohet në komunikatë.

Prokurori publik kompetent i ka dorëzuar Gjykatës themelore penale Shkup propozim për vazhdimin e masës së paraburgimit për të akuzuariën. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR