• e martë, 06 gusht 2024

Një gjykatës amerikan vendosi që Gugëll ka një monopol të paligjshëm ndaj kërkimit

Një gjykatës amerikan vendosi që Gugëll ka një monopol të paligjshëm ndaj kërkimit

Nju Jork, 6 gusht 2024 (MIA) - Një gjykatës amerikan ka vendosur se Gugell ka shkelur ligjet antimonopol duke shpenzuar miliarda dollarë për të krijuar një monopol të paligjshëm dhe për t'u bërë motor standard i kërkimit në botë, që është fitorja e parë e madhe federale kundër dominimit të gjigantëve të teknologjisë të tregut.

Vendimi i gjykatësit të qarkut se Gugëll ka një monopol të paligjshëm mbi kërkimin onaljn është një fitore historike, njoftoi Ministria amerikane e Drejtësisë.

“Kjo fitore kundër Gugëll është një fitore historike për popullin amerikan”, thuhet në kumtesën e prokurorit amerikan Merik Garland.

Gugëll shkeli ligjin duke monopolizuar kërkimin në internet dhe reklamat e lidhura me të, vendosi gjykatësi i qarkut mbrëmë, që është fitorja e parë për autoritetet federale që kanë ngritur disa padi duke sfiduar dominimin e tregut të gjigantit të teknologjisë.

Ministria amerikane e Drejtësisë e paditi Gugëllin sepse kontrollon rreth 90 për qind të tregut të kërkimit në onlajn. Në vendim, gjykatësi tha se Gugëll ka paguar miliarda për t'u siguruar që ishte motori standard i kërkimit në telefonat inteligjentë dhe kërkimet.

"Gugëll është një monopol dhe veproi si një monopol për të ruajtur monopolin e tij," tha gjykatësi i qarkut Amit Mehta në vendimin.

Edhe pse është pothuajse e sigurt që Gugëll do ta apelojë vendimin dhe se mosmarrëveshja do të arrijë në Gjykatën e Lartë të Shteteve të Bashkuara, mediat amerikane vlerësojnë se vendimi është i natyrës sizmike dhe se mund të ndryshojë internetin siç e njohim ne dhe të pengojë një nga kompanitë më të njohura në botë. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR