• e hënë, 08 korrik 2024

Një funksionar i NATO-s për ANA-MPA: Maqedonia e Veriut nën emrin kushtetues hyri në Aleancë

Një funksionar i NATO-s për ANA-MPA: Maqedonia e Veriut nën emrin kushtetues hyri në Aleancë

Athinë, 14 maj 2024 (MIA) - Maqedonia e Veriut në NATO hyri me emrin kushtetues dhe ky është emri me të cilin prezantohet, tha për agjencinë greke të lajmeve ANA-MPA një funksionar i Aleancës Veriatlantike  në lidhje me përdorimin e emrit Maqedoni nga ana e presidentes Siljanovska Davkova, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Zyrtari, emri i të cilit ështël anonim, për ANA-MPA  tha se vendi ynë është një aleat i rëndësishëm i NATO-s dhe "kontribuon ndjeshëm në sigurinë tonë kolektive".

Si shembull përmendi ushtarët e dislokuar në misionin e KFOR-it në Kosovë, misionet në Irak, si dhe grupet luftarake shumëkombëshe të NATO-s në Letoni, Bullgari dhe Rumani.

"Marrëveshja e Prespës hapi rrugën për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO dhe kontribuoi në marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore, të cilat janë të rëndësishme për t'u mbajtur midis aleatëve. Maqedonia e Veriut hyri në Aleancë me emrin e saj kushtetues dhe me atë emër paraqitet në NATO", tha funksionari. rq/

QËNDRONI TË LIDHUR