• e premte, 05 dhjetor 2025

Një eurodeputet rumun kërkoi votim të mosbesimit për KE-në

Një eurodeputet rumun kërkoi votim të mosbesimit për KE-në

Bruksel, 2 korrik 2025 (MIA) – Eurodeputeti rumun i të djathtës George Piperea sonte kërkoi në Parlamentin Evropian të votohet për mosbesim të Komisionit Evropian, i kryesuar nga kryetarja Ursula fon der Lajen. 

Kryetarja e PE-së, Roberta Mecola i informoi liderët e grupeve parlamentare për kërkesën e eurodeputetit Piperea, në të cilën akuzohet KE-ja për mungesë transparence dhe menaxhim të keq, veçanërisht në përballjen me pandeminë Kovid-19. 

Votimi duhet të mbështetet nga të paktën një e dhjeta ose 72 eurodeputetë që të vendoset në diskutim dhe votim në seancën plenare në Strasburg javën e ardhshme. Nëse miratohet, me votimin e mosbesimit do të kërkohet dorëheqje nga i gjithë Komisioni Evropian, përfshirë kryetaren dhe 26 komisionerët. Komisioni Evropian sipas të gjitha gjasave do t'i mbijetojë votimit sepse nevojitet shumicë prej dy të tretash nga 720 eurodeputetët për të kaluar një votimi i mosbesimit. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR