• e mërkurë, 03 korrik 2024

Një delegacion qeveritar bëri homazhe para përmendores së Goce Dellçevit me rastin e Ditës së luftës revolucionare maqedonase

Një delegacion qeveritar bëri homazhe para përmendores së Goce Dellçevit me rastin e Ditës së luftës revolucionare maqedonase

Shkup, 23 tetor 2023 (MIA) - Me rastin e shënimit të 23 Tetorit, Ditës së luftës revolucionare maqedonase, delegacion i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut vendosi lule dhe bëri homazhe para përmendores së Goce Dellçevit në Parkun e Qytetit në Shkup.

Në delegacion kanë qenë koordinatori nacional për interkulturalizëm, një shoqëri, zhvillim kulturor dhe bashkëpunim ndërresorial, Robert Alagjozovski dhe Dragan Vasilevski, këshilltar për mbrojtje i kryeministrit.

"Republika e Maqedonisë së Veriut sot shënon 23 Tetorin si simbol të aspiratave për sovranitet dhe shtetësi, por edhe guxim dhe këmbëngulje të revolucionarëve maqedonas në luftën për liri, sovranitet, pavarësi dhe shtetësi maqedonase", theksojnë nga Qeveria.

Foto: Qeveria e RMV-së

 

QËNDRONI TË LIDHUR