Një delegacion i lartë qeveritar i udhëhequr nga Mucunski, në sesionin e dytë të Dialogut Strategjik midis Maqedonisë dhe SHBA-së nesër në Uashington
- Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Muçunski ndodhet për vizitë pune në Uashington, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku e kryeson delegacionin e lartë qeveritar në sesionin e dytë të dialogut strategjik midis dy vendeve, i cili do të mbahet nesër.
Shkup, 6 prill 2026 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Muçunski ndodhet për vizitë pune në Uashington, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku e kryeson delegacionin e lartë qeveritar në sesionin e dytë të dialogut strategjik midis dy vendeve, i cili do të mbahet nesër.
"Dialogu Strategjik përfaqëson një platformë të rëndësishme për thellimin e bashkëpunimit dypalësh dhe avancimin e partneritetit me SHBA-në, me fokus në fushat kryesore me interes të ndërsjellë, duke përfshirë mbrojtjen dhe sigurinë, sigurinë kibernetike dhe bashkëpunimin teknologjik, ekonominë, tregtinë dhe energjetikën, si dhe luftën e përbashkët kundër kërcënimeve transnacionale dhe forcimin e sigurisë kufitare", qëndron në kumtesën e MPJdheTJ.
Nga atje theksojnë se me mbajtjën e sesionit të dytë të Dialogut Strategjik konfirmohet vazhdimësia e aleancës midis dy vendeve dhe angazhimi i përbashkët për të promovuar stabilitetin, sigurinë dhe prosperitetin në rajon dhe më gjerë.

Mucunski së fundmi në një intervistë theksoi se ne do të jemi vendi i parë në Evropë që do të zhvillojmë një seancë dialogu strategjik në Uashington në kuadër të kësaj administratë. Ai shprehu pritjet e tij që Dialogu Strategjik do të hapë diskutime serioze në fushat e mbrojtjes dhe sigurisë, bashkëpunimit tregtar dhe ekonomik, dhe se do të sjellë përfitime konkrete për qytetarët. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s