• e premte, 05 dhjetor 2025

Një delegacion i Armatës i udhëhequr nga gjeneralmajori Sashko Lafçiski për vizitë zyrtare në Forcat e Armatosura të Turqisë

Një delegacion i Armatës i udhëhequr nga gjeneralmajori Sashko Lafçiski për vizitë zyrtare në Forcat e Armatosura të Turqisë

Shkup, 20 korrik 2025 (MIA) - Një delegacion i Armatës i udhëhequr nga kryeshefi i Shatmadhorisë, gjeneralmajor Sashko Lafçiski, nga sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Forcat e Armatosura (FA) të Republikës së Turqisë.

Siç informojnë nga Shtamdhoria, gjatë qëndrimit, Lafçiski do të takohet me nikoqirin e tij, kryeshefin e Shtatmadhorisë të Forcave të Armatosura të Republikës së Turqisë, gjeneralin Metin Gjurak, dhe ministrin e Mbrojtjes, Jashar Gjyler. Sipas programit, në takime do të bisedohet për bashkëpunimin aktual dypalësh ushtarak, si dhe mundësitë për zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh ushtarak në fushat me interes të ndërsjellë midis dy shteteve mike.

 Përveç takimeve zyrtare, në kuadër të qëndrimit është paraparë që delegacioni i Armatës të vizitojë një nga objektet e FA-së të Republikës së Turqisë.

 Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR