• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Një banor nga Veleshta e Strugës, akuzohet për prodhim dhe shpërndarje të pornografisë së fëmijëve

Një banor nga Veleshta e Strugës, akuzohet për prodhim dhe shpërndarje të pornografisë së fëmijëve

Shkup, 7 dhjetor 2024 (MIA) - Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Strugë pas kryerjes së procedurës hetimore ka marrë vendim dhe ka dorëzuar aktakuzë kundër një 38-vjeçari nga fshati Veleshtë për veprën penale -  Prodhim dhe shpërndarje të pornografisë së fëmijëve nga neni 193-a paragrafi 1 dhe paragrafi 2 në lidhje me paragrafin 3 të Kodit Penal.  Është akuzuar për kryerjen e vazhdueshme të veprës penale, pasi në periudhën nga nëntori i vitit të kaluar deri në maj të këtij viti, përmes një sistemi kompjuterik ka transmetuar, ofruar dhe ndryshe ka vënë në dispozicion pornografi të fëmijëve, njoftoi sot Prokuroria Publike.

Në dy telefonat e tij celularë, përmes aplikacioneve të instaluara të komunikimit – Signal, Viber, Enigma, Telegram e të tjera, siç informojnë, i akuzuari iu bashkua grupeve të mbyllura me anëtarë nga disa vende të botës. Në grupet, emrat e të cilëve tregonin vetë se kishin për qëllim përhapjen e pornografisë së fëmijëve, por edhe në komunikim të drejtpërdrejtë me profile private, të akuzuarit shpërndanin, dërgonin dhe merrnin foto dhe video materiale që tregonin qartë akte seksuale me të mitur ose me persona që dukeshin si të mitur. Ai gjithashtu kishte video dhe foto që tregonin pornografi të fëmijëve në celularët e tij dhe ato u gjetën kur telefonat e tij iu konfiskuan gjatë bastisjes.

Prokurori publik ka paraqitur edhe propozim të veçantë në Gjykatën Themelore në Strugë, me të cilin ka kërkuar që të pandehurit t'i vazhdohet paraburgimi, si dhe t'i konfiskohen telefonat celularë si mjet për kryerjen e veprës penale. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR