• e shtunë, 05 tetor 2024

Një automjet "Fiat uno" ka dalë nga rruga në Piravë, vozitësi humbi jetën

Një automjet

Shkup, 2 qershor 2023 (MIA) - Në aksin rrugor nga f. Josifovo drejt f. Piravë, në Vallandovë, një automjet "Fiat uno" me targa të Velesit, i drejtuar nga D.J.(56) nga f. Piravë, ka dalë nga ruga me ç'rast në vendin e fatkeqësisë humbi jetën vozitësi.

Siç kumtoi MPB, aksidenti ka ndodhur mbrëmë, ndërsa është raportuar rreth orës 10:35.

"Vdekjen e ka konstatuar mjeku i Ndihmës së Shpejtë. Ekspertizë ka kryer ekipi inspektues nga stacioni policor në Vallandovë dhe prokurori publik, me urdhërin e të cilin trupi i të vdekurit është dërguar  në autopsi, citojnë nga MPB. sa/

Foto: Arkivi i MIA

QËNDRONI TË LIDHUR