• e hënë, 23 dhjetor 2024

Një ari ka sulmuar një turist danez në Malin Sharr

Një ari ka sulmuar një turist danez në Malin Sharr

Shkup, 5 mars 2024 (MIA) - Një ari sot ka sulmuar një turist danez, i cili së bashku me një grup skiatorësh kanë marrë pjesë në të ashtuquajturën "fri rajd" skijim (jashtë pistës së skijimit) pranë Kodrës së Diellit.

Siç informoi Qendra për menaxhim me kriza (QMK), sulmi ka ndodhur rreth orës 10.45 në zonë Jelak në Malin Sharr.

"Ariu me kafshim dhe gërvishje i ka shkaktuar lëndime këmbëve të skiatorit. Ekipi i ndihmës së shpejtë nga Tetova e kanë transportuar skiatorin e lënduar në Spitalin e Tetovës, ku do të konstatohet më tej shkalla e lëndimeve", kumtoi QMK.

Drejtori i QMK-së, Stojançe Angellov është nisur për në Kodrën e Diellit nga ku, siç theksohet, do të japë një video deklaratë me detaje për sulmin. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR