• e diel, 06 tetor 2024

Niveli i ujit të lumenjve është rritur, niveli i liqeneve në kuadër të mesatares për muajin nëntor

Niveli i ujit të lumenjve është rritur, niveli i liqeneve në kuadër të mesatares për muajin nëntor

Shkup, 27 nëntor 2023 (MIA) -  Niveli i ujit të lumenjve në të gjithë vendin është mbi mesataren për muajin nëntor, tregojnë matjet ditore nga Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike (DPHM).

Është evidentuar dyfishim i rritjes së nivelit të ujit në lumin Vardar në Jegunoc, në Treskë tek Makedonski Brod si dhe në Pçinja tek Banjat e Katllanovës.

Ulje në mesataren kanë Lumi i Zi në Novaci, Bregallnica në Berovë dhe lumi Kriva në Kriva Pallankë.

Sipas DPHM, niveli i ujit në liqenin e Dojranit, Prespës dhe Liqenin e Ohrit është në kuadër të mesatares për muajin nëntor.  rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR