• e martë, 24 dhjetor 2024

Niveli i ujit në lumin Vardar në të gjitha pikat matëse është më i lartë se mesatarja e dhjetorit

Niveli i ujit në lumin Vardar në të gjitha pikat matëse është më i lartë se mesatarja e dhjetorit

Shkup, 15 dhjetor 2023 (MIA) - Nivelet e disa prej lumenjve në vend janë më të larta sesa mesatarja e muajit dhjetor. Te pjesa tjetër janë brenda mesatares së dhjetorit ose nën atë. Tek liqenet, rritje e nivelit të ujit vërehet tek Liqeni i Dojranit, ndërsa në atë të Prespës është më i ulët, në Liqenin e Ohrit niveli i ujit është brenda mesatares, tregojnë rezultatet e matjeve të kryera nga DPHM.

Niveli i lumit Vardar është më i lartë se mesatarja për këtë muaj në të gjithqa vendet matëse. Nivel më i lartë i ujit është shënuar tek lumenjtë Treska, Babuna, Radika dhe Sateska, si dhe në pikat matëse në lumin Pçinja. Niveli mjaftë më i ulët i ujit se mesatarja për këtë muaj është shënuar tek lumi Drini i zi, Cërnarekë dhe Strumica.

Sipas të dhënave të DPHM-së, temperatura në liqenin e Ohrit e matur sot në mëngjes është 9,5 gradë, në atë të Dojranit 7,5 dhe në Prespë 6 gradë Celsius. Temperaturat në tre liqenet janë nën mesataren për këtë periudhë të vitit. si/bsh/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR