Nikollovski pret për kohë të shkurtë shpallje të linjave të reja ajrore, po negociohet për lidhje të reja përmes Aeroportit të Ohrit
- Zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikollovski pret për kohë të shkurtë të ketë kumtim të linjave të reja ajrore me subvencione nga shteti, ndërkaq po negociohet për lidhje përmes aeroportit të Ohrit.
- Post By Arta Bunjaku
- 12:37, 1 gusht, 2025
Shkup, 1 gusht 2025 (MIA) - Zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikollovski pret për kohë të shkurtë të ketë kumtim të linjave të reja ajrore me subvencione nga shteti, ndërkaq po negociohet për lidhje përmes aeroportit të Ohrit.
"Dje kumtuam pesë destinacione të reja drejt të cilave do të fluturohet nga Aeroporti i Shkupit, gjithsej 16 prej se është zgjedhur kjo Qeveri, për kohë të shkurtë pritni edhe të tjera", deklaroi Nikolloski, pas ndarjes së vërtetimeve për kandidatë për trajnim të pilotëve me bashkëfinancim nga shteti.

Me "Vizer" nga nëntori nga Shkupi do të fluturohet drejt Madridit dhe Stokholmit, ndërsa nga dhjetori drejt Pragës, Barit dhe Kelnit, ndërkaq siç kumtoi sot TAV Maqedoni, vendoset edhe linja e paralajmëruar paraprakisht drejt Larnakës, Qipro.
Biletat tashmë janë në shitje në ueb-faqen e "Vizer"-it për Stokholm, Bari dhe Madrid me nga 3 fluturime javore, Pragës dhe Larnakës me nga 2 fluturime në javë. FLuturimet drejt këtyre desstinacioneve të reja do të fillojnë në sezonin dimëror 2025/2026, do të thotë, fundi i tetorit, fillimi i nëntorit dhe dhjetorit.
Nga pesë destinacionet e reja të kumtuara, siç potencoi Nikollovski, katër janë tërësisht të reja.
"Më parë quhej Stokholm, ndërkaq ai ishte 100 kilometra larg Stokholmit, tani flasim për aeroportin kryesor në Stokholm, Madridi gjithashtu është aerporti kryesor, Bari, gjithashtu, Kelni është operaur dhe tani kthehet dhe Praga gjithashtu është aeroporti kryesor. Kjo është dallim shumë i madh se sa aeroporte të cilat ndërlidhen me kryeqytetin apo qytetin që është qendër më e madhe, por për fat të keq nuk janë të tilla. Qëllimi ynë është të shkojmë në aeroporte të cilat janë më afër destinacioneve ku fluturohet dhe do të vazhdojmë në periudhëln në vijim. Pres për kohë të shpejtë të kemi kumtim të destinacioneve të reja", deklaroi Nikollovski.
Për linjat e reja ajrore, theksoi se nuk ka ndryshime në mënryrën e subvencionimit, përkatësisht do të paguhen për udhëtar në ardhje, dhe jo në largim, nntë euro Aeroportit të Shkupit dhe 12 euro për Aeroportin e Ohrit.
Ai tregoi edhe se gjithnjë e më shumë po angazhohet persosnel nga vendi, duke cekur se kompania ajrore me buxhet të ulët "Vizer" ka mbi 200 të punësuar në Maqedoni, siç tha, sa një fabrikë e kategorisë së mesme.
Nga TAV Maqeodni thonë se këto linja të reja ajrore e dmeonstrojnë përkushtimin e tyre për zgjerim të lidhshmërisë dhe mundësive për udhëtim.
Nga TAV Maqedoni thonë se linjat e reja ajrore nga Aeroporti ndërkombëtar i Shkupit i lidhin udhëtarët me destinacione të ndryshme atraktive: Stokholmi për kulturëln skandinave, Bari si port drejt Italisë jugore dhe brigjeve të Adriatikut, Madridi si qendër kyçe evropiane për biznes dhe rekreacion, Praga me sharmin e vet hitorik të Evropës Qendrore, Kelni, qytet energjik në Rajnë, i njohur për historinë dhe kulturln e vet të pasur, dhe Larnaka, destinacion i njohur për palzhet mesdhetare gjatë tërë vitit.
Në gjysmën e parë të këtij viti nga Aeroporti i Shkupit dhe ai i Ohrit gjithsej janë tranportuar 1,5 milion udhëtarë që është rritje për 5 pë qind, përkatësisht 11 për qind. ab/
fotо: МIА, МIА arkivi,