Nikollovski: Për shkak të paralajmërimeve për stuhi fermerët duhet të marrin në kohë masa mbrojtëse
- Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski mbrëmë apeloi deri te fermerët që sa më shpejt të marrin masa për mbrojtjen e të korrave, veçanërisht të serrave.
Shkup, 5 gusht 2023 (MIA) - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski mbrëmë apeloi deri te fermerët që sa më shpejt të marrin masa për mbrojtjen e të korrave, veçanërisht të serrave.
"Sipas parashikimit, DPHM njofton se gjatë orëve të pasdites të ditës së shtunë, më 5 gusht, pritet mundësia e motit të paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima, në formë stuhie me reshje intensive për një kohë të shkurtër (mbi 20 l/ m2 në 6 orë), erë e fortë, shkarkime elektrike më intensive dhe kushte për paraqitje të breshërit. Apel për fermerët që sa më shpejt të marrin masa për mbrojtjen e të korrave, veçanërisht për sera"t, shkruan ministri i Bujqësisë, Nikollovski në Fesjsbuk. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s