Nikollovski: Në takim me AUV inicuam që inspektorët veterinarë dhe doganierët t'i kordinojnë ndërrimet e tyre që qarkullimi i mallrave të jetë më i shpejtë
- - Inspektorët veterinarë të koordinojnë ndërrimet e tyre me ato të doganierëve, për të mundësuar qarkullim më të shpejtë të mallrave në kufi. Kjo është iniciuar nga Drejtoria e Doganave në takimin e parë me udhëheqësinë e re të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV).
- Post By Fami Bajrami
- 14:44, 13 gusht, 2024
Shkup, 13 gusht 2024 (MIA) - Inspektorët veterinarë të koordinojnë ndërrimet e tyre me ato të doganierëve, për të mundësuar qarkullim më të shpejtë të mallrave në kufi. Kjo është iniciuar nga Drejtoria e Doganave në takimin e parë me udhëheqësinë e re të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV).
"Një nga takimet e para kur erdha si drejtor i Drejtorisë së Doganave, ishte me drejtorin e AUV-së. Me rekomandimin tonë, është iniciuar që inspektorët veterinarë të AUV-së të koordinojnë ndërrimet e tyre me ato të doganierëve në mënyrë që të mund të funksionojmë shumë më të harmonizuar dhe kështu t'u mundësohet fermerëve dhe transportuesve, veçanërisht atyre që bëjnë import dhe eksport, qarkullim më të shpejtë të mallrave", tha sot drejtori i Drejtorisë, Boban Nikollovski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.
Ai informon edhe se në Doganë po planifikon të intensifikojë bashkëpunimin me doganat serbe, shqiptare, kosovare, greke dhe bullgare.
"Ky është muaji i parë i këtij menaxhmenti, shpresoj që kjo të ndodhë së shpejti", tha drejtori.
Ai paraprakisht në një konferencë për media kumtoi se Drejtoria e Doganave ka penguar një kanal ndërkombëtar të tregtisë ilegale të steroideve anabolike, prodhimi, shitja dhe përdorimi i të cilave është rreptësisht i ndaluar me ligj. Ai tha se janë sekuestruar 32 kuti me 192 kilogramë steroid anabolikë në vlerë prej 5,5 milionë denarë, të dëmshme për shëndetin e qytetarëve, ndërsa kundër kryerësve është ngritur padi penale. rq/fc/
Foto: MIA