Nikollovski: Kemi pozicion të qartë, nuk ka ndryshime kushtetuese nën diktat bullgar, pa garanca se nuk do të ketë veto të tjera
- Zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikollovski sot në Veles, duke e komentuar deklaratën e djeshme të shefes së diplomacisë gjermane, Analena Berbok, e cila tha se ndryshimet kushtetuese janë hap kyç drejt fillimit të negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE-në, theksoi se pozita e qeverisë është e qartë, e drejtpërdrejtë dhe e hapur, ndërkaq ajo është se nuk ka ndryshime kushtetuese nën diktat bullgar dhe se mënyra e vetme që kjo të zgjidhet është të jepet garancë se nuk do të ketë bllokada të mëtutjeshme të llojit të tillë.
- Post By Arta Bunjaku
- 14:44, 16 tetor, 2024
Veles, 16 tetor 2024 (MIA) - Zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikollovski sot në Veles, duke e komentuar deklaratën e djeshme të shefes së diplomacisë gjermane, Analena Berbok, e cila tha se ndryshimet kushtetuese janë hap kyç drejt fillimit të negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE-në, theksoi se pozita e qeverisë është e qartë, e drejtpërdrejtë dhe e hapur, ndërkaq ajo është se nuk ka ndryshime kushtetuese nën diktat bullgar dhe se mënyra e vetme që kjo të zgjidhet është të jepet garancë se nuk do të ketë bllokada të mëtutjeshme të llojit të tillë.
"Pozicioni ynë është mjaft i qartë, i drejtpëdrejtë, i hapur, ndërkaq ai është se ndryshime kushtetuese nën diktat bullgar nuk do të ketë dhe se mënyra e vetme që kjo të zgjidhet është të marrim garancë se kjo nuk do të na përsëritet në çdo gjashtë muaj, Maqedonia të përballet me tronditje dhe të kemi veto të re. Njërën prej mënyrave ne e propozuam - vlefshmëria e prolonguar e ndryshimeve kushtetuese, të cilat do të hynin në fuqi me ditën e ratifikimit ë protokollit për anëtarësim të Maqedonisë në BE nga ana e Parlamentit bullgar. Nëse me të vërtetë Bullgaria dëshiron që Maqedonia të hyjë në BE, nuk shoh se çka u shkakton dallimi prej tre viteve sepse, apo jo, të gjithë thonë se jemi të gatshëm dhe se për tre vite do t'i prëfundojmë negociatat", tha Nikollovski duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve.
Ai theksoi se nëse vendi i fillon negociatat këtë vjeshtë, ato do të përfundohen në vjeshtën e vitit 2027, e më pas, siç tha, mund të ratifikohet marrëvehsja për anëtarësim në Parlamentin bullgar.
"Kështu që nuk shoh ku është dallimi për qeverinë bullgare, nëse janë të sinqertë, nëse ndryshimet kushtetuese do të ndodhin në vitin 2024 apo në vitin 2027. Gjithsesi tashmë dy vite kanë kaluar nga ai Propozim i dëmshëm bullgar, kështu që mendoj se i nxjerrim të pastër politikanët bullgarë me këtë propozimin tonë. Ai propozim hasë në shumë simpati dhe mirëkuptim në shumë kryeqytete të BE-së dhe mbetet në periudhën në vijim të përfundojnë zgjehdjet në Bullgari dhe të shohim se cili do të jetë pozicioni i qeverisë së re bullgare, ndërkaq në këtë moment këtë mund ta them", theksoi Nikollovski.
Në komentin e gazetarëve se nuk fitohet përshtypja se ky propozim ka hasur në simpati në Berlin, Nikollovski tha se ai nuk ka përshtypje të tillë.
"Unë nuk kam përshtypje të tillë. Sipas deklaratës së ministres, ajo që e tha është se për momentin saktë ka pranuar Propozim francez nga qeveria e kaluar, propozimi është i keq, por ai është pranuar, por nëse ne e pranojmë atë si Qeveri - nuk e pranojmë dhe prandaj nuk ka ndryhsime kushtetuese nën diktat bullgar", shtoi Nikollovski.
Shefja e diplomacisë bullgare Berbok dje pas takimit me ministrin e Maqedonisë së Veriut të Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski në Berlin, deklaroi se ajo angazhohet për heqje të unanimitetit në BE, por derisa kjo të mos ndodhë, Maqedonia e Veriut duhet t'i respektojë kompromiset", transmeton Dojçe Vele.
"Futja e pakicës bullgare në Kushtetutën tonë është hapi i fundit për hapje të klasterit të parë negociues me BE-në", porositi Berbok pas takimit me Mucunskin, që ndodhi një ditë pas samitit të Procesit të Berlinit, në të cilin liderët e vendeve të Ballkanit Peërndimor u dakorduan për disa marrëveshje të cialt duhet ta përmirësojnë bashkëpunimin në pjesën e ekonomisë dhe arsimit.
Në konferencën prë shtyp pas takimit m Mucunskin, Berbok foli për ndryshimet kushtetuese si hap kyç drejt fillimit të negociatave të RMV-së me BE-në, edhe pse edhe vetë potencoi se angazhohet për heqje të parimit të unanimitetit në BE, posaçërisht në pjesën e zgjerimit. Ajo shpreson se mund të ndodhë përparim në atë plan pas zgjedhjeve parlamentare në Bullgari në fund të muajit.
"E dimë sa është vështirë të bëhen ndryshime kushtetuese në demokracitë dhe atë e kërkova edhe gjatë vizitës sime të fundit në Maqedoni të Veriut. Por, atëherë ishte në rrjedhë fushata zgjehdore dhe kuptova se atëherë ai hap nuk ishte i mundur. Tani ka zgjedhje në Bulglari, dhe më pas ekziston mundësia e cila duhet të shfrytëzohet bashkarisht", tha Berbok.
Sipas saj, në rastin e Maqedonisë së Veriut nuk bëhet fjalë për padrejtësi, por për respektim të rregullave të BE-së.
"Rregullat në BE janë të tilla, vendoset unanimisht, dhe këtu nuk bëhet fjalë për kurfarë padrejtësie. Ne nuk dakordohemi për gjithçka me partnerët tanë evropianë, por rregulalt janë të tilla. Gjithnjë derisa ato rregulla nuk dnryshojnë, për çka unë personalisht angazhohem, ato duhet të respektohen", theksoi berbok, duke shtuar edhe njëherë se pa u bërë hapi i fundit, rruga drejt BE-së nuk mund të vazhdohet. ab/
Foto: МIА arkivi