• e hënë, 23 dhjetor 2024

Nikollovski: Ka filluar procesi për realizimin e platformës së parë logjistike-shpërndarëse në shtet

Nikollovski:  Ka filluar procesi për realizimin e platformës së parë logjistike-shpërndarëse në shtet

Shkup, 29 nëntor 2023 (MIA) -  Para disa javëve e nënshkruam marrëveshjen dhe tashmë ka filluar procesi për realizimin e platformës së parë logjistike-shpërndarëse në shtet -  investim strategjik që është planifikuar të shtrihet në rreth 30.000 metra katrorë dhe procesuojë rreth 46 000 tonë të pemëve dhe perimeve, një investim prej rreth 19 milionë euro. Kjo platformë nuk është vetëm një projekt ndërtimor kapital, por simbol për ndryshime dhe një të ardhme më të ndritur në shprehitë në sektorin e bujqësisë dhe në standardet që duhet të vendosim, porositi sot ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Lupço Nikollovski.

 Mjetet për ndërtimin e platformës janë siguruar përmes Projektit për modernizimin e bujqësisë, financuar me hua nga Banka Botërore në vlerë prej 46 milionë euro dhe me grant nga BE-ja përmes programeve IPA në vlerë prej 4 milionë euro. Me to është paraparë ndërtimi i dy qendrave të tjera blerëse në Strumicë dhe Resnjë.

"Ndërtimi i kësaj platforme do të japë më shumë siguri dhe në një vend do t'i lidhë të gjithë bujqit, duke u ofruar përmes kësaj platforme mundësi për plasman në tregje të reja të gjitha prodhimet e tyre bujqësore vendore të Maqedonisë së Veriut.  Konsumatorëve, ndërkaq, do t'u ofrojë produkte të sigurta dhe me cilësi të lartë, duke forcuar më tej sigurinë ushqimore dhe kushtet higjienike. Me ndërtimin hapen vende të reja pune, të cilat do të ishin para së gjithash për këtë pjesë të qytetit. Gjithashtu, do të ndihmojë edhe në formalizimin e tregjeve dhe do të ketë ndikim pozitiv në mjedisin jetësor", deklaroi Nikollovski pas vizitës në lokacionin në komunën e Gazi Babës ku do të ndërtohet platforma logjistike-shpërndarëse.

 Ndërtimi i saj, siç tha, do të mundësojë organizimin dhe përmirësimin e furnizimit me produkte ushqimore të freskëta të sigurta, qasje më të thjeshtl në treg për ushqim të freskët vendor, si dhe në mënyrë logjistike edhe shërbime të tjera për sektorin ushqimor ujqësor për tregun vendas dhe ndërkombëtar.

Theksoi se marrëveshja që është nënshkruar me partneritetin e përzgjedhur konsulent është e ndarë në disa faza. Faza e parë fokusohet në zgjedhjen e një vendi të përshtatshëm për planifikimin urban, një studim fizibiliteti, një plan biznesi strategjik, vlerësime të ndikimit të mjedisit jetësor  dhe aspektet sociale, si dhe një manual që do të përmbajë funksionimin e platformës. Faza e dytë përfshin përgatitjen e një projekti kryesor  dhe finalizimin e planit për menaxhim me mjedisin jetësor dhe asoektet sociale.   

 "Kjo fazë do të hapë rrugën edhe për marrjen e lejeve të nevojshme ndërtimore, duke siguruar harmonizim me legjislacionin kombëtar dhe me standardet FIDIK. Dhe këtu sot, pikërisht këtu në Shkup, në Komunën e Gazi Babës, ku është planifikuar ndërtimi i këtij investimi kapital dhe i rëndësishëm fillon realizimi  pikërisht i fazës së parë të kësaj marrëveshje", tha Nikollovski dhe paralajmëroi se së shpejti do të nënshkruhen  marrëveshjet për ndërtimin e qendrave blerëse në Strumicë dhe Resnjë.

 Foto: MIA

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR