Nikolloski: Pas zgjedhjeve lokale nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare, por pastrim në gjyqësor dhe prokurori
- Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski thotë se pas zgjedhjeve lokale nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe paralajmëron se fokusi do të jetë, siç deklaroi ai në "pastrimin e gjyqësorit dhe prokurorisë dhe llogaridhënie e gjithë atyre që abuzuan me pushtetin nga qeveria e të ashtuquajturit koalicion i zi "LSDM, BDI dhe Të Majtës".
- Post By Fami Bajrami
- 11:33, 15 tetor, 2025
Gostivar, 15 tetor 2025 (MIA) - Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski thotë se pas zgjedhjeve lokale nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe paralajmëron se fokusi do të jetë, siç deklaroi ai në "pastrimin e gjyqësorit dhe prokurorisë dhe llogaridhënie e gjithë atyre që abuzuan me pushtetin nga qeveria e të ashtuquajturit koalicion i zi "LSDM, BDI dhe Të Majtës".
Nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme, kemi një qeveri të qëndrueshme e cila funksionon shkëlqyeshëm, deklaroi sot Nikolloski gjatë vizitës në Gostivar si pjesë e fushatës për zgjedhjet lokale.
Sipas Nikolloskit, mandati i qeverisë do të jetë deri në vitin 2028 dhe pastaj do të mbahen zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
"Dallimi midis nesh dhe koalicionit të zi të LSDM-së, BDI-së dhe Të Majtës është se ne flasim për projekte, nuk mund të themi se sa projekte kemi, ndërsa nga ana tjetër ka fjalë boshe dhe manipulime dhe etje dhe dëshirë të vazhdueshme për pushtet. Vitin e kaluar ata shkuan në opozitë, ka kaluar vetëm një vit e tre muaj që kur ishin në opozitë dhe nuk mund ta mbajnë veten në opozitë dhe gjatë gjithë kohës - zgjedhje të parakohshme, zgjedhje të parakohshme. Kur dikush kërkon kaq shumë zgjedhje të parakohshme, kjo do të thotë se atyre ju interesojnë vetëm privilegjet e qeverisë", ka thënë Nikolloski.
Ai shtoi se nuk do të merren me zgjedhje të parakohshme, por me pastrimin e gjyqësorit dhe prokurorisë dhe të gjithë ata që abuzuan me pushtetin nga i ashtuquajturi koalicion i zi i LSDM-së, BDI-së dhe Të Majtës do të përgjigjen pas këtyre zgjedhjeve. Ky është fokusi numër një pas zgjedhjeve", ka thënë Nikolloski.
Foto: MIA