• e diel, 19 prill 2026

Nikolloski: Pas një kohe të gjatë, lajme të mira për Postën - institucion prej të cilës qeveria e mëparshme hoqi dorë

Nikolloski: Pas një kohe të gjatë, lajme të mira për Postën - institucion prej të cilës qeveria e mëparshme hoqi dorë

Shkup, 15 prill 2026 (MIA) - Më vjen mirë që pas një kohe të gjatë vijnë lajme të mira për Postën e Maqedonisë. Të kujtoj, ky ishte një institucion nga i cili qeveria e mëparshme kishte hequr dorë. Ky ishte një insitutcion për të cilin përgatiteshin studime fizibiliteti për shitje dhe privatizim. Si rezultat i kësaj ish sekretari i përgjithshëm i qeverisë u dënua, ndërsa për të tjerë po zhvillohen procedura gjyqësore, deklaroi në ngjarjen e sotme, zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski, i cili së bashku me kryeministrin Hristian Mickoski dhe drejtorin Orhan Kurtishi promovuan automjetet e reja për Postën. 

"Tani gjërat dhe kohërat po ndryshojnë. E shihni hapin e parë të madh, që është përmirësimi i mënyrës së funksionimit të Postës. Kjo realizohet përmes një mbështetjeje serioze nga Qeveria, ku janë furnizuar 100 automjete, prej të cilave 90 janë automjete të vogla komerciale të njohura si pikap, ndërsa 10 janë automjete të mëdhaja komerciale ose furgon. Automjetet e vogla kanë kapacitet mbajtës prej 750 kilogram, ndërsa të mëdhatë prej 1.800 kilogram dhe do të ndihmojnë shumë në përshpejtimin e shpërndarjes së dërgesave, që është veprimtaria kryesore e Postës", informoi Nikolloski. 

Ajo për të cilën jam veçanërisht krenar, shtoi ai, është se nga vlera e parashikuar prej 130 milionë denarësh pa TVSH, përmes ankandit elektronik çmimi u ul me plotë 25 milionë denarë, që do të thotë se kemi kursyer diku mbi 400.000 euro vetëm në këtë prokurim publik. 

"Çmimi final është 140 milion denarë pa TVSH, që e bën këtë furnizim më të lirën të këtij lloji të automjeteve të realizuara në vend. Mesatarisht, çmimi është rreth 15-16.000 euro për automjet, që është dukshëm më i ulët se çfarë mund të gjendet në treg. Duke pasur parasysh se parku i automjeteve të Postës së Maqedonisë është i vjetërsuar, ky furnizim është i domosdoshëm edhe për realizimin e veprimtarisë bazë të Shoqërisë aksionare, që është ofrimi i shërbimit postar universal", theksoi Nikolloski. 

Qëllimi është, siç theksoi, të rritet cilësia. 

"Qëllimi ynë është që në periudhën e ardhshme të rrisim cilësinë, po punojmë së bashku me udhëheqësinë e Postës për përmirësimin e efikasiteti në ofrimin e shërbimeve dhe uljen e shpenzimeve për 15 për qind, si dhe përmirësimin e treguesit të përfitueshmërisë për 15 për qind. Në periudhën e ardhshme pritet të blihet edhe softuer për Postën e Maqedonisë, si dhe një makinë sortuese, e cila nuk ekziston fare në rajon dhe do të bëjë që Posta të jetë institucioni postar më modern në të gjithë rajonin", theksoi Nikolloski.

Ajo që gjithashtu është e rëndësishme dhe pë t'u përshëndetur është se Posta e Maqedonisë, theksoi ai, pavarësisht se tregu është liberalizuar, është i vetmi institucion që ofron shërbim universal, që do të thotë se, pavarësisht nëse bëhetë fjalë për dërgesën më të madhe apo për letrën më të vogël, e cila nga Shkupi duhet të arrijë në fshatin më të vogël të vendit, këtë e realizon Posta dhe kjo është për t'u përshëndetur. qa/ 

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR