• e premte, 19 korrik 2024

Nikolloski në takim me drejtorët e FSSH: Sistemi cilësor shëndetësor dhe mbrojtja është prioritet i Qeverisе

Nikolloski në takim me drejtorët e FSSH: Sistemi cilësor shëndetësor dhe mbrojtja është prioritet i Qeverisе

Shkup, 18 korrik 2024 (MIA) - Si deri te sistemi shëndetësor cilësor dhe mbrojtja shëndetësore, sfidat me të cilat përballet, si dhe prioritetet e Fondit për sigurim shëndetësor, kanë qenë pjesë e temave, për të cilat dje kanë biseduar Aleksandar Nikollovski, zëvendëskryetar i Qeverisë dhe Sasho Klekovski dhe Branko Axhigogov, drejtorë të Fondit për sigurim shëndetësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut (FSHRMV).

"FSHRMV është në ngecje pothuajse dhjetëvjeçare në çdo kuptim dhe prioritet i parë është ajo që kjo të ndalojë, Fondi të vendoset në drejtim të duhur. Për këtë ekziston vullnet dhe kërkohet mbështetje edhe nga Qeveria, që të realizohet programi zgjedhor", theksoi Klekovski.

Siç informojnë nga FSHRMV, për zëvendëskryetarin Nikollovski vizita në Fond ka qenë në atë drejtim. mb/

Foto: FSHRMV

QËNDRONI TË LIDHUR