Nikolloski: Në infrastrukturën rrugore gjatë vitit të kaluar u bë më shumë se sa në nëntë vitet e fundit
- – Gjatë vitit të kaluar në ndërtimin e infrastrukturës rrugore u bë më shumë se sa gjatë nëntë viteve të kaluara, thotë zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski.
- Post By Fitore Curri
- 19:57, 30 qershor, 2025
Shkup, 30 qershor 2025 (MIA) – Gjatë vitit të kaluar në ndërtimin e infrastrukturës rrugore u bë më shumë se sa gjatë nëntë viteve të kaluara, thotë zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski.
Në TV Sitel ku ishte mysafir, Nikolloski sonte theksoi se problemi thelbësor për vonesën me ndërtimin e seksionit ekspres Farishë – Drenovë që u lëshua sot, është sepse nuk kishte përkushtim.
“Tani kemi rrugë jashtëzakonisht të sigurt dhe po shkurtohet udhëtimi deri në Prilep për gjysmë orë”, tha Nikolloski duke theksuar se ky ishte seksioni i dytë më i vështirë për punë, pas autostradës Kërçovë – Ohër.
Ai paralajmëroi se deri në fund të vitit 2027 do të ndërtohet autostrada Prilep – Manastir me çka, siç tha, koha e udhëtimit nga Shkupi deri në Manastir do të jetë një orë e gjysmë deri një orë e 40 minuta.
Konfirmoi se 40 kilometrat e para të autostradës Kërçovë – Ohër, në shtrirjen, Vërbjan – Ohër, do të lëshohen në përdorim në datën 12 të muajit të ardhshëm. fc/
Foto: Printskrin