Nikolloski: E kemi zbutur krizën, nuk ka ndërprerje të furnizimit me karburant
- Me masat e ndërmarra nga Qeveria arritëm ta zbusim krizën sa më shumë të jetë e mundur, deklaroi sot zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski para takimit me bizneset nga Rajoni i Pellagonisë mbi projektet aktuale dhe të ardhshme infrastrukturore.
- Post By Fami Bajrami
- 13:41, 16 prill, 2026
Shkup, 16 prill 2026 (MIA) - Me masat e ndërmarra nga Qeveria arritëm ta zbusim krizën sa më shumë të jetë e mundur, deklaroi sot zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski para takimit me bizneset nga Rajoni i Pellagonisë mbi projektet aktuale dhe të ardhshme infrastrukturore.
Nikolloski paralajmëroi se do të bisedojë me biznesmenët nga rajoni dhe sfidat aktuale në një gjendje krize ekonomike e cila siç theksoi ai, "shpresoj se do të përfundoj së shpejti sepse po vijnë lajme pozitive për përfundimin e konfliktit në Lindjen e Mesme".
"Kjo është një sfidë e madhe me të cilën po përballemi. Si Qeveri, kemi ndërmarrë masa urgjente. Maqedonia aktualisht ka karburantin më të lirë në gjithë rajonin dhe nuk ka ndërprerje në furnizim, gjë që nuk është rast me vendet e tjera. Aeroportet e Shkupit dhe Ohrit funksionojnë rregullisht, ndryshe nga aeroportet e tjera. Edhe aeroporti i Prishtinës gjithashtu furnizohet me karburant përmes furnizuesve nga Maqedonia, që do të thotë se kemi arritur ta amortizojmë krizën sa më shumë që të jetë e mundur", ka thënë Nikolloski.
Siç shpjegoi ai, për Shkup dhe Ohër nuk kemi problem dhe shumica e linjave ajrore i përdorin këto aeroporte për t'u furnizuar me karburant për destinacionet që përcaktohet nga aeroportet e Shkupit ose Ohrit, "në mënyrë që të mund të vazhdojnë në destinacione të tjera".
Përveç kësaj, thekson ai, kemi destinacione të reja që po hapen. Në periudhën e verës do të fillojnë fluturimet për në Vroclav dhe Krakov, si dhe linjë e rregullt për në Vjenë, ndërsa ka filluar edhe një linjë për në Milano nga aeroporti i Ohrit, ndërsa nga Shkupi kemi mbi dhjetë destinacione të reja, kështu që situata është e mirë.
Foto: MIA