• e premte, 22 nëntor 2024

Nikolloski dhe Aksinte biseduan për linjën e drejtpërdrejtë ajrore, Shkup-Bukuresht

Nikolloski dhe Aksinte biseduan për linjën e drejtpërdrejtë ajrore, Shkup-Bukuresht

Shkup, 24 tetor 2024 (MIA) - Zëvendëskryetari i Qeverisë dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski dhe ambasadorja e Rumanisë, Adela Monika Aksinte sot në takim, mes tjerash, kanë biseduar për mundësitë e krijimit të linjës së drejtpërdrejtë ajrore Shkup-Bukuresht, si dhe lidhjen me aeroportin Shën Apostul Pali në Ohër. Në takimin e Nikolloskit dhe Aksintes për politikat aktuale dhe marrëdhëniet ekonomike mes të dyja vendeve, theksi u vendos në bashkëpunimin ekonomik dhe investimet.

"Ministri Nikolloski e njoftoi ambasadoren me agjendën qeveritare në pjesën e realizimit të projekteve kapitale, duke potencuar projektet e infrastrukturës. Gjithashtu ai shtoi se Qeveria është veçanërisht e fokusuar në lidhje të shpejtë dhe cilësore me vendet e Evropës Qendrore. Në takim u bisedua edhe për krijimin e linjës së drejtpërdrejtë ajrore Shkup-Bukuresht, si dhe lidhjen me aeroportin Shën Apostul Pali në Ohër", njoftoi Ministria e Transportit dhe Lidhjes.

U theksua edhe çështja e procesit të reformave që po zbatohen si pjesë e rrugës integruese të vendit në Bashkimin Evropian, me ç'rast ministri Nikolloski potencoi se Qeveria është maksimalisht e vetëdijshme për zhvillimin e përshpejtuar ekonomik dhe promovimit të sundimit të ligjit dhe luftën kundër korrupsionit.

Në takim janë konfirmuar marrëdhëniet e mira bilatarale mes dy vendeve, ku të dy bashkëbiseduesit theksuan nevojën e intensifikimit të një bashkëpunimi të tillë në veprimet me interes të ndërsjellë për të dyja vendet, thonë nga Ministria e Transportit. qa/

Foto: Ministria e Transportit

QËNDRONI TË LIDHUR