• e premte, 04 tetor 2024

Nikolloski: Deri në fillim të sezonit të ardhshëm veror pritet të vihet në funksion pjesa më e madhe e autostradës Ohër-Kërçovë

Nikolloski: Deri në fillim të sezonit të ardhshëm veror pritet të vihet në funksion pjesa më e madhe e autostradës Ohër-Kërçovë

Shkup, 3 tetor 2024 (MIA) - Deri në fillim të sezonit të ardhshëm veror pritet të vihet në funksion pjesa më e madhe e autostradës Ohër - Kërçovë, pjesa nga Vërbjani dhe Arbinova deri në Ohër, me një ndërprerje të vogël në afërsi të fshatit Botun, tha sot zëvendëskryeministri dhe Ministri dhe Ministri i Transportit Aleksandar Nikolloski.

Në konferencë për shtyp me rastin e 100 ditëve të Qeverisë së re, Nikolloski informoi se kredia për realizimin e këtij projekti është efektive dhe mjetet janë miratuar.

Sipas tij, herën e fundit që kontraktorët kanë parë para ka qenë nëntori i kaluar dhe kjo është një nga arsyet që ka ngecur ndërtimi i autostradës.

"Pres nga 7 tetori që mjetet të vihen në dispozicion të kontraktorëve, me çka do të rritet dinamika e ndërtimit të autostradës Ohër - Kërçovë. Në atë drejtim po bëjmë ndryshime në Ligjin për shpronësime në pjesën për procedurat e verifikimit, të cilat janë problem i madh për realizimin e projekteve infrastrukturore. Dua të njoftoj opinionin se Aneksi 6 që u nënshkrua në vitin 2023, për mjetet shtesë për ndërtimin e autostradës Ohër-Kërçovë, më në fund ka hyrë në fuqi. Kontraktorët kishin parë para për herë të fundit nëntorin e kaluar. Që atëherë, asgjë nuk është paguar. Kush do të punonte për një vit pa para? Kjo është një nga arsyet pse ky projekt ka ngecur. Në komunikim me bankës Eksim arritëm të plotësojmë të gjithë dokumentacionin. Kam marrë informacion të enjten e kaluar se kredia është efektive, mjetet janë miratuar", tha Nikolloski.

Ai në fillim tha se Ministria me të cilën udhëheq ka trashëguar një situatë të rëndë dhe buxhet të zbrazët.

"Që nga dita e tretë jam përballur me raportin e auditimit për funksionimin e NP për rrugë shtetërore dhe të dy kompanive hekurudhore. E dorëzova deri në PP, por deri më sot nuk kam informacion se PP-ja ka vepruar edhe pse bëhet fjalë për konstatime shumë serioze", theksoi ministri. ls/

Foto: Printskrin 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR