• e martë, 19 nëntor 2024

Nikolloski: Bullgaria punon në grupin alternativ të Korridorit 10 dhe për këtë shkak është me rëndësi që ne sa më shpejt të ndërtojmë hekurudhë të shpejtë

Nikolloski: Bullgaria punon në grupin alternativ të Korridorit 10 dhe për këtë shkak është me rëndësi që ne sa më shpejt të ndërtojmë hekurudhë të shpejtë

Shkup, 19 nëntr 2024 (MIA) - Hekurudha drejt Bullgarisë është në interes të Maqedonisë, por me ndërtimin do të vazhdojmë pasi që do të shqyrtohen të gjitha mungesat me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian, theksoi zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikolloski mbrëmë në emisionin Top Tema në TV Tellma.

Nikolloski theksoi se projekti ka tre mungesa kryesore mes të cilave çmimi, realizimi dhe zgjidhaj e tuneleve.

"Lidhur me çmimin e kontraktuar është revizioni mes palës maqedonase, bullgare dhe Bashkimit Evropian. Të shohim si kanë arritur deri në këto shuma dhe kush i ka parashikuar ashtu ato shuma parash. Është shumë mirë që në revizion do të marrë pjesë edhe Bashkimi Evropian dhe ata do të shohin shumë gjëra dhe do t'i nxjerrim të gjitha gjërat në opinion. Puna tjetër, ku ke parë që një tunel të ndërtohet deri në gjysmë. Por, do të ndërtojmë hekurudhë drejt Bullgarisë, por jo sipas këtij projekti. Maqedonia është e vetmja në këtë moment që ka aktivitete në korridorin 8 në trafikun hekurudhor", tha Nikolloski.

Ai shpjegoi se kompania që ka projektuar pjesën e tretë të hekurudhës për Bullgarinë është e njëjta kompani që nuk e ka përfunduar spitalin e Shtipit dhe me të cilën Maqedonia është tani në arbitrazh.

"Prandaj është shumë mirë që Bashkimi Evropian u pajtua për të bërë revizion të çmimit dhe të projektit", tha Nikolloski.

Në pyetjen se pse nuk ka aktivitete në projektin për ndërtimin e hekurudhës nga ana bullgare, ministri theksoi se Bullgaria po punon për një alternativë në korridorin 10 dhe e vendos Maqedoninë në pozitë të palakmueshme. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR