• e diel, 22 dhjetor 2024

E majta e tërhoqi padinë ndaj Kanal 5 për publikim të paautorizuar të të dhënave personale, kërkon marrëveshje me gazetaren

E majta e tërhoqi padinë ndaj Kanal 5 për publikim të paautorizuar të të dhënave personale, kërkon marrëveshje me gazetaren

Shkup, 19 nëntor 2024 (MIA) - Partia politike "E majta", e përfaqësuar nga Dimitar Apasiev, sot në Gjykatën Themelore Penale Shkup, e tërhoqi padinë kundër redaktorit Goce Mihajlovski dhe kompanisë komerciale Kanal 5 për publikim të paautorizuar të të dhënave personale, ndërsa mbeti në padinë kundër gazetares Mihaela Dimovska, me kërkesë për marrëveshje.

Gjykata Themelore Penale e ka ndarë procedurën, duke marrë paraysh se padia kundër të akuzuarit të dytë dhe të tretë ndërpritet, ndërsa seanca e radhës është caktuar për 19 dhjetor. Nëse ndërkohë arrihet marrëveshje miqësore, Gjykata duhet të informohet.

Mbrojtja e të akuzuarit të dytë dhe të akuzuarit të tretë paraprakisht i kanë parapaguar shpenzimet për procedurën.

Apasiev, potencoi se duke marrë parasysh faktin se me kryeredaktorin dhe drejtorin e Kanal 5 ka, siç tha, dhjetëra konteste gjyqësore, padia po tërhiqet, ndërsa kundër të akuzuarës së parë, padia dhe kërkesa për zgjidhje mbahen.

"Vlerësojmë se ka rast me të akuzuarën e parë. Me të akuzuarin e dytë dhe të tretë kemi edhe dhjetëra konteste, disa civile, e disa penale dhe besojmë se ka bazë për të vazhduar ndjekjen penale, por duke qenë se kam bashkëpunuar me gazetarë, në fakt kam shkruar kontratën e parë kolektive për gazetarë, besoj se ka vend për pajtim. Atë e ofruam. Gjykata e pranoi dhe ne do të qëndrojmë një muaj nëse ka hapësirë për t'u pajtuar, nëse jo do të vazhdojmë të gjykohemi", deklaroi Apasiev.

Gazetarja Mihaela Dimovska, para Gjykatës, tha se për të ky rast është i parëndësishëm, dhe se ajo lë hapësirë ​​që përmes ekipit tëa vokatëve të bëjë tentim për pajtim të dakorduar.

"Tani, si e akuzuara e vetme, ndihem edhe më e fuqishme si gazetare. Është qartë se cili është qëllimi i kësaj padie, të cilën unë e konsideroj të paqëndrueshme juridikisht dhe kjo është e qartë, kjo është që ne të heshtim dhe të na frikësojnë. Por, përkundrazi ajo që marrin në këmbim, është se do të jemi edhe më të zhurmshëm dhe më të motivuar", deklaroi Dimovska, pas seancës së sotme. rq/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR