• e premte, 05 dhjetor 2025

Nigeria refuzon të pranojë personat e deportuar nga SHBA-ja, mes të cilëve edhe ish të burgosur

Nigeria refuzon të pranojë personat e deportuar nga SHBA-ja, mes të cilëve edhe ish të burgosur

Abuxha, 11 korrik 2025 (MIA) - Nigeria refuzoi të pranojë migrantët e deportuar nga SHBA-ja me origjinë nga Venezuela, përfshirë ata që janë liruar së fundmi nga burgjet amerikane, deklaroi ministri i Jashtëm i Nigerisë, Jusuf Tugar.

Tugar për televizionin lokal "Çanels TV" theksoi se SHBA-ja po ushtrojnë presion të fortë diplomatik mbi disa shtete afrikane për të pranuar personat e deportuar, si pjesë e planit të ri të imigracionit të administratës së presidentit Donald Tramp. 

"Një vend si Nigeria nuk mund të pranojë të burgosur nga Venezuela. Kemi mjaft sfida të brendshme, përfshirë edhe popullsinë prej 230 milion banorësh", deklaroi Tugar nga Brazili, ku po merrte pjesë në samitin e BRIKS-it. 

Trampi, më herët këtë javë u takua me presidentët e Liberisë, Senegalit, Guinea-Bisau, Mauritanisë dhe Gabonit në Shtëpinë e Bardhë, ku propozoi një plan sipas të cilit shtetet afrikane do të pranonin migrantë nga vendet e treta kur kthimi direkt në vendin amë është problematik.

Që nga rikthimi në detyrë në janar, Trampi ka insistuar për deportime të shpejta të migrantëve ilegal, përfshirë edhe përmes ridrejtimit të tyre në shtetet e treta. qa/

Foto: Arkivi i EPA-s

QËNDRONI TË LIDHUR