• e diel, 22 dhjetor 2024

Ngjitëset me shenjën "NMK" në vend të ndërrimit të targave - zgjidhje ekonomike që do të shmangë kosto shtesë financiare për qytetarët dhe kompanitë

Ngjitëset me shenjën

Shkup, 17 maj 2023

Me propozim të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e djeshme miratoi Informatat për nevojën e vendosjes së ngjitëseve me shenjën “NMK” në targa.

Qëllimi i kësaj zgjidhjeje për përdorimin e ngjitëses me shenjën "NMK", e propozuar nga MPB-ja si zgjidhja më e përshtatshme, funksionale dhe ekonomike, është të shmangen shpenzimet financiare shtesë për qytetarët dhe personat juridikë për lëshimin e më shumë dokumenteve, licencave, certifikatave të reja, të cilat kanë të bëjnë me numrin e targës, dhe njëkohësisht respektohet obligimi për shënimin e kodit të ri të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Gjithashtu, kjo zgjidhje u jep lehtësi transportuesve që udhëtojnë në BE, të cilët do të ruajnë targat ekzistuese të mjeteve të transportit, ndërsa në të njëjtën kohë do të mbrohen nga nevoja e ndryshimit të dokumentacionit të përgjithshëm në shtetet anëtare të BE-së ku ato kryejnë shërbimet e transportit.

Për funksionalizimin e propozimit të përmendur, Ministria e Punëve të Brendshme tashmë është duke përgatitur një ndryshim në Rregulloren për formën dhe përmbajtjen e formularit të kërkesës për lëshimin e targave provuese, formën dhe përmbajtjen e targave dhe targave provuese të automjeteve si dhe mënyrën dhe procedurën e dhënies së tyre.

Ministria e Punëve të Brendshme

________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formë integrale dhe origjinale

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR