Nga shpërthimi i gazit në një restorant në Kinë jetën e humbën 31 persona
- Shpërthimi i gazit mbrëmë në pjesën veriperëndimore të Kinës, në rajonin Ningsia, shkaktoi vdekjen e 31 personave, lajmëroi DPA, duke iu referuar agjencisë Ksinhua.
- Post By Arta Bunjaku
- 07:36, 22 qershor, 2023
Pekin, 22 qershor 2023 (MIA) - Shpërthimi i gazit mbrëmë në pjesën veriperëndimore të Kinës, në rajonin Ningsia, shkaktoi vdekjen e 31 personave, lajmëroi DPA, duke iu referuar agjencisë Ksinhua.
Shpërthimi në Jinçuan, kryeqytet i provincës Ningsia, u shkaktua nga shpërthimi i një rezervoari për gaz të lëngshëm në katin përdhesë të restorantit, ndërsa zjarri u përhap shpejtë edhe në katin e parë të objektit, lajmëroi Ksinhua.
Shtatë persona janë pranuar në spital për shkak të të djegurave dhe lëndimeve nga xhamat e thyer, shton agjencia.
Presidenti kinez Si Xhinping urdhëroi hetim të plotë për incidentin. ab/
foto: arkivi