• e enjte, 03 tetor 2024

Nga nesër mot me vranësira dhe më i ngrohtë, nga e premtja rritje e temperaturave

Nga nesër mot me vranësira dhe më i ngrohtë, nga e premtja rritje e temperaturave

Shkup, 17 tetor 2023 (MIA)- Nga dita e nesërme moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe më i ngrohtë, kohë pas kohe me diell dhe erë të dobët nga drejtimit jugor. Temperaturat minimale do të jenë prej tre deri në 12 gradë, ndërsa ato maksimale nga 10 deri në 19 gradë Celsius.

Në Shkup mot me vranësira mesatare, ku temperatura minimale do të jetë 9, ndërsa ajo maksimale 17 gradë Celsius.

Siç kumton Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), të premten dhe të shtunën do të fryjë erë e përforcuar juglindore, e cila do të shkaktojë rritje të ndjeshme të temperaturës.

Të shtunën pasdite dhe gjatë natës do të ketë reshje të përkohshme të shiut.

Gjatë tre ditëve në vazhdim temperatura minimale do të jetë në interval nga pesë deri në 15 gradë, ndërsa ajo maksimale nga 16 deri në 28 gradë Celsius. ms/

FOTO: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR