• e martë, 24 dhjetor 2024

Nga Kabineti i Siljanovska - Davkovës konfirmojnë se ka mbërritur dorëheqja me shkrim nga ambasadori Fërçkoski

Nga Kabineti i Siljanovska - Davkovës konfirmojnë se ka mbërritur dorëheqja me shkrim nga ambasadori Fërçkoski

Shkup, 22 gusht 2024 (MIA) - Nga Kabineti i presidentes Gordana Siljanovska - Davkova për MIA-n konfirmojnë se ka mbërritur dorëheqje me shkrim nga Lubomir Fërçkoski, i cili e kryente funksionin ambasador dhe përfaqësues i përhershëm në Kombet e Bashkuara. 

Dorëheqja, siç bënë të ditur një pjesë e mediave, është dorëzuar edhe në Ministrinë e Punëve të Jashtme. 

Fërçkoski në pozitën e ambasadorit në Nju Jork ishte emëruar në vitin 2022. Dekretin për emërimin e tij e nënshkroi shefi i atëhershëm i shtetit Stevo Pendarovski. 

Para pak kohësh, Fërçkovski ishte thirrë në bisedë në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme për gjoja parregullsi financiare në punën e përfaqësisë, por siç deklaroi ministri Timço Mucunski, te biseda ende nuk është arritur për shkaqe shëndetësore të ambasadorit. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR