• e shtunë, 18 maj 2024

Nga java e ardhshme mot i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme lokale

Nga java e ardhshme mot i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme lokale

Shkup, 9 mars 2024 (MIA) - DPHM informon se në fillim të javës së ardhshme në disa vende moti do të jetë i paqëndrueshëm me reshje të përkohshme të shiut, të cilat lokalisht do të jenë më të rrëmbyeshme të shoqëruara me bubullima. Edhe në ditët në vazhdim moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me reshje të përkohshme të shiut me intensitet më të dobët.

Sipas parashikimit, nesër moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me periudha dielli. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare jugore, ndërsa në disa vende përgjatë Vardarit erë përkohësisht e përforcuar nga drejtimi juglindor. Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej 1 deri 7 gradë, ndërsa ato të ditës prej 7 deri 17 gradë. Në Shkup moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me periudha dielli dhe me erë të lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindor e cila do të përforcohet. Temperatura do të arrijë deri 15 gradë. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR