Nga fillimi i konfliktit me Hamasin në Gazë kanë humbur jetën gjithsej 315 ushtarë izraelitë
- Numri i ushtarëve izraelitë të vrarë që nga fillimi i konfliktit me Hamasin në Rripin e Gazës është rritur në 315, njoftuan sot mediat izraelite.

Tel Aviv, 23 qershor 2024 (MIA) - Numri i ushtarëve izraelitë të vrarë që nga fillimi i konfliktit me Hamasin në Rripin e Gazës është rritur në 315, njoftuan sot mediat izraelite.
Mes të vdekurve është edhe një polic i cili humbi jetën në misionin e shpëtimit, shkruan "Tajms of Izrael".
Ndër viktimat e fundit është një ushtar izraelit 25-vjeçar, i cili humbi jetën dje gjatë luftimeve në pjesën jugore të Rripit të Gazës, bëri të ditur ushtria izraelite.
Foto: Arkivi i MIA-s