Nga e premtja Franca do të dërgojë 40 tonë ndihmë në Rripin e Gazës
- – Nga e premtja, Franca do të dërgojë 40 tonë ndihmë në Rripin e Gazës, ku të dielën vazhduan dërgesat humanitare nga ajri që t’i ndihmohet popullatës, deklaroi sot ministri francez i Punëve të Jashtme, Zhan Noel Baro.
- Post By Fitore Curri
- 21:19, 29 korrik, 2025
Paris, 29 korrik 2025 (MIA) – Nga e premtja, Franca do të dërgojë 40 tonë ndihmë në Rripin e Gazës, ku të dielën vazhduan dërgesat humanitare nga ajri që t’i ndihmohet popullatës, deklaroi sot ministri francez i Punëve të Jashtme, Zhan Noel Baro.
“Duke filluar prej të premtes, do të organizojmë katër fluturime, çdonjëri me 10 tonë ushqim, deri në Rripin e Gazës”, deklaroi Baro për televizionin francez onllajn BFMTV.
Rreth 2,4 milionë palestinezë janë nën rrethimin izraelit në Rripin e Gazës që nga fillimi i luftës më 7 tetor të vitit 2023. fc/
Foto: EPA