• e hënë, 23 dhjetor 2024

Nga e hëna në Shkup dhënie e letërnjoftimeve në stacione policore kompetente, sipas vendbanimit

Nga e hëna në Shkup dhënie e letërnjoftimeve në stacione policore kompetente, sipas vendbanimit

Shkup, 9 mars 2024 (MIA) - Ministria e Punëve të Brendshme njofton se po fillon një mënyrë të re të dhënies së letërnjoftimeve për banorët e Shkupit.

"Nga analiza e suksesit të dorëzimit të letërnjoftimeve në adresën e vendbanimit të qytetarëve në territorin e qytetit të Shkupit, është konstatuar se ajo është e pakompletuar, jo gjithëpërfshirëse dhe jo sa duhet efikase, dhe në të njëjtën kohë nuk e ka efektin e dëshiruar si te qytetarët ashtu edhe te nëpunësit policorë që ishin përgjegjës për shpërndarjen", qëndron në kumtesë.

MPB informon se nga e hëna, 11 mars 2024, fillon proces i ri për lëshimin e letërnjoftimeve në ambientet e stacioneve policore kompetente vendore sipas vendbanimit të qytetarit të shënuar në letërnjoftim.

Çdo qytetar do të mund të shkojë në çdo kohë të ditës, çdo ditë të javës, për të marrë letërnjoftimin e përgatitur.

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR