• e premte, 29 nëntor 2024

Nga e hëna fillon implementimi i planit për përballje me korrupsionin në jurisprudencë, paralajmëroi kryeministri

Nga e hëna fillon implementimi i planit për përballje me korrupsionin në jurisprudencë, paralajmëroi kryeministri

Shkup, 29 nëntor 2024 (MIA) - Mjaft kishte pritje, aksioni kundër prokurorëve dhe gjykatësve të korruptuar fillon nga e hëna, deklaroi sot kryeministri Hristian Mickoski, duke u përjgigjur në pyetje të gazetarëve pas fillimit të rikontruimit të sallës sportive "Rasadnik" në komunln Kisella Vodë. Ai theksoi se nuk do të funksionojnë si "estradë" dhe të nënçmohen individë, nuk do të angazhohen njësi speciale policore gjatë implementimit të planit i cili do të fillojë të zbatohet nga e hëna. 

"Mendoj se e keni parasysh se nuk funksionojmë si estradë dhe sigurisht se nuk do të them unë tani, siç bëhej në të kaluarën, para kamerave apo para mediumeve dhe të sjellë njësi speciale policore, të nënçmoj njerëz, individë etj. Kemi plan, nga e hëna fillojmë me implementimin e planit. Mjaft kishte pritje, pritëm, dhamë mundësi, mjaft ishte. Është e dukshme se janë gjithnjë e më të ashpra sulmet, përnjëherë diarre, dhumbje barku, dhimbje koke, ankth, temperaturë etj., kur duhet të nënshkruhet dekreti i fundit në mënyrë që të zbatohet drejtësia tek disa prokurorë të caktuar, për fat të keq", deklaroi Mickoski.

Премиерот Христијан Мицкоски го осуди сквернавењето на државното знаме вчера, очекува дека вакви случувања, чија цел се етнички тензии, ќе има и во иднина и апелираше до сите граѓани да остан

Ai edhe këto ditë disa herë theksoi se është i zhgënjyer nga sjellja e disa individëve dhe pamundësisë për zbatim të drejtësisë.

"Çdoherë kur duhet drejtësinë ta implentojmë, dikush është me diarre, temperaturë apo ankth nga prokurorët dhe gjykatësit", tha Mickoski para dy ditëve pas vizitës në KOSTAL Maqedoni, duke cekur se është "tejet i zhgënjyer nga ajo që po ndodhë" dhe në periudhën që vijon paralajmëron "aksion të fuqishëm" për përballje, siç tha, nëse duhet edhe "në mënyrë tjetër me ata prokurorë dhe gjykatës të korruptuar". ab/

Foto: МIА/МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR