• e shtunë, 28 shtator 2024

Nga 100.000 euro për kampionët olimpikë në boks

Nga 100.000 euro për kampionët olimpikë në boks

 Moskë, 30 maj 2024 (MIA) - Shoqata Ndërkombëtare e Boksit (IBA) do të ofrojë çmime për të gjithë fituesit dhe fituesve olimpikë të medaljeve në Lojërat e Parisit të sivjetmë, njoftoi Organizata Botërore e Boksit.

 "Fituesit e medaljes së artë në turneun e boksit në Paris do të marrin një çmim të konsiderueshëm financiar prej 100.000 dollarë. Nga kjo shumë, sportisti do të marrë 50.000 dollarë, federata e tyre kombëtare 25 mijë dollarë dhe trajneri i tyre 25.000 dollarë", thuhet në njoftimin e kryetarit të IBA-së, Umar Kremljev.

 IBA, edhe pse  ishte përjashtuar nga lëvizja olimpike, ka premtuar bonuse për fituesit e medaljeve në Lojërat e Parisit, duke u bërë organi i parë që ndjek qasjen e diskutueshme të Atletikës Botërore, e cila gjithashtu ka vendosur të shpërblejë me para të gatshme fituesit e medaljeve olimpike.

 Në krye të IBA-s është rusi Umar Kremljev me mbështetjen e kompanisë ruse të energjisë Gazprom.

Foto: Iks

 

QËNDRONI TË LIDHUR