Netanjahu: Izraeli nuk e ka për qëllim ta pushtojë në mënyrë të përhershme Rripin e Gazës
- Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu në intervistën për rrjetin televiziv amerikan Foks Njuz, deklaroi se Izraeli planifikon të marrë kontrollin mbi Rripin e Gazës, por jo në mënyrë të përhershme.
- Post By Qefsere Abduli
- 18:43, 7 gusht, 2025
Nju Jork, 7 gusht 2025 (MIA) - Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu në intervistën për rrjetin televiziv amerikan Foks Njuz, deklaroi se Izraeli planifikon të marrë kontrollin mbi Rripin e Gazës, por jo në mënyrë të përhershme.
"Nuk duam ta mbajmë (Gazën për vete). Duam të kemi një perimetër sigurie, por nuk duam ta administrojmë. Duam ta dorëzojmë tek forcat arabe", shpjegoi kryeministri izraelit.
Intervista është dhënë në prag të mbledhjes së ardhshme të Këshillit të Sigurisë së Izraelit, i cili do të mblidhet sonte për të diskutuar planet e mundshme për pushtimin e Rripit të Gazës.
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF), Ejal Zamir, theksoi se ushtria nuk është dakord me pushtimin e territorit dhe premtoi se do ta mbrojë këtë qëndrim në mbledhje. qa/