• e hënë, 08 korrik 2024

Netanjahu insiston në shkatërrimin e Hamasit pas skadimit të armëpushimit

Netanjahu insiston në shkatërrimin e Hamasit pas skadimit të armëpushimit

Tel Aviv, 29 nëntor 2023 (MIA) - Izraeli do ta vazhdojë fushatën e vet ushtarake në Gazë për shkatërrimin e Hamasit pas skadimit të marrëveshjes aktuale për armëpushim, deklaroi kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu në intervistë për televizionin gjerman Velt, njoftoi DPA.

Kryeministri nuk zbuloi sa gjatë do të mund të vazdohet armëpushimi i tanishëm.

"Kemi arritur marrëveshje që gratë dhe fëmijët, si dhe pengjët e huaj, të lirohen në fillim. Sapo të ndodh kjo, do të vazhdojmë me sulmet", tha Netanjahu në intervistë. .

Ai theksoi se "Izraeli do të vazhdojë të bëjë gjithçka që ta kursejë popullatën civile në Rripin e Gazës, sa është e mundur më shumë".

Megjithatë, sipas Hamasit, pothuaj 15 mijë njerëz tashmë janë vrarë, ndërsa rreth 36 mijë janë plagosur në bombardimet hakmarrëse izraelite. bsh/

Foto: MIA arkiv

 

QËNDRONI TË LIDHUR