• e martë, 23 korrik 2024

Netanjahu do të takohet me Bajdenin

Netanjahu do të takohet me Bajdenin

Uashington, 22 korrik 2024 (MIA) - Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu gjatë javës do të takohet me presidentin e SHBA-së, Xho Bajden në Shtëpinë e Bardhë, deklaroi një burim anonim amerikan.

Takimi do të mbahet siç u planifikua, edhe krahas tërheqjes së Bajdenit nga gara presidenciale, deklaroi funksionari anonim amerikan. Ende nuk u konfirmua data e saktë, pasi Bajdeni po shërohet nga Kovid-19.

Netanjahu më 24 korrik duhet të mbajë fjalim në Kongres. Pritet që ai të takohet edhe me nënpresidenten Kamala Haris. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR