Në Etiopi në rrëshqitjen e dheut jetën kanë humbur 146 persona
- Në Etiopi kanë humbur jetën të paktën 146 perona nga rrëshqitjet e dheut, të shkaktuara nga të reshurat e mëdha të shiut, kumtuan autoritetet lokale.
- Post By Fami Bajrami
- 13:12, 23 korrik, 2024

Adis Abeba, 23 korrik 2024 (MIA) - Në Etiopi kanë humbur jetën të paktën 146 perona nga rrëshqitjet e dheut, të shkaktuara nga të reshurat e mëdha të shiut, kumtuan autoritetet lokale.
Kërkimet për të mbijetuar janë në vijim dhe dyshohet se numri i viktimave do të jetë më i madh.
Mes viktimave në qarkun Kenço Shaça Gozdi, në jug të Etiopisë ka fëmijë dhe një grua shtatzënë. Pesë persona janë nxjerrë të gjallë nga balta.
Në Etiopi rrëshqitjet e dheut janë dukuri e zakonshme gjatë sezonit të shirave, që këtë vit filloi në korrik dhe pritet të zgjasë deri në mes të shtatorit. rq/bsh/
Foto: arkivi i MIA-s