Nesër regjim i posaçëm komunikacioni në Shkup
- Ministria e Punëve të Brendshme e njoftoi opinionin se nesër në periudhën nga ora 12:00 deri në ora 14:30, për shkak të mbajtjes së protestës sindikale, do të zbatohet regjim i posaçëm i komunikacionit në zonën e qytetit të Shkupit.
- Post By Lindita Sulejmani
- 15:18, 23 maj, 2023

Shkup, 23 maj 2023 (MIA) - Ministria e Punëve të Brendshme e njoftoi opinionin se nesër në periudhën nga ora 12:00 deri në ora 14:30, për shkak të mbajtjes së protestës sindikale, do të zbatohet regjim i posaçëm i komunikacionit në zonën e qytetit të Shkupit.
Protesta do të zhvillohet përgjatë rrugës nga Parku i Gruas deri te rruga “11 Tetori”, përmes rrugës “Dimitrie Çupovski”, bul “Shën Klimenti i Ohrit” dhe rruga “Shën Kirili he Metodi”, deri te ndërtesa e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.
Nga MPB-ja theksojnë se Njësia e Sigurisë në Qarkullimin Rrugor do të marrë masa për regjim të posaçëm të qarkullimit në rrugët e sipërpërmendura.
MPB-ja apelon deri te qytetarët që të respektojnë urdhrat e punonjësve të policisë në rrugët ku do të zhvillohet protesta. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s