• e martë, 24 dhjetor 2024

Nesër provë e përgjithshme për Samitin e OSBE-së, do të mbyllen disa rrugë në Shkup

Nesër provë e përgjithshme për Samitin e OSBE-së, do të mbyllen disa rrugë në Shkup

Shkup, 27 nëntor 2023 (MIA) - Njësia për siguri në komunikacionin rrugpr pranë SPB Shkup, nesër do të ndërmarrë masa për regjim të posaçëm në komunikacion në suaza të provës së përgjithshme për Këshillin e njëzet ministror të OSBE-së, që do të mbahet prej 29 nëntor deri më 1 dhjetor, në QRS "Boris Trajkovski", kumtoi MPB.

Për qarkullim, siç theksoi MPB, do të mbyllen rrugët në vijim: bul."Ilinden" nga udhëkryqi me bul."Shën Klimenti i Ohrit" deri tek udhëkryqi me rr."Lublanska" dhe bul."* Shtatori" nga udh[kryqi me rr."Skupi" deri tek udhëkryqi me bul."Aradhat partizane".

MPB u bën thirrje qytetarëve t'i respektojnë urdhërat që i japin nëpunësit policorë.

Ndërparrja publike për qarkullim saktëson se nesër prej orës 9 deri në orën 12:00, për shkak të mbajtjes së provës së prëgjithshme, disa rrugë do të jenë të mbyllura, kështu që për ato shkaqe, disa nga linjat e transprotit publik do të qarkullojnë me regjim të ndryshuar nga i zakonshmi. Trase të ndryshuara do të kenë linjat 7, 8, 15, 15A, 18, 19, 21A, 26, 29, 59 dhe 118.

NPQ në kumtesë i sqaron trasetë e ndryshuara të lëvizjeve:

Linjat 8 dhe 15A - nga ura "Goce Dellçev" në vend se nëpër bulevardin "Ilinden", do të vazhdojnë nëpër bulevardin "Aradhat partizane". Regjimi i cekur do të vlejë në të dy kahjet e lëvizjes.

Linjat 7, 15, 19, 26, 29 dhe 59 - në vend se në terminalet e fundit në Karposh 3 dhe Karposh 4, do të vazhdojnë nëpër bulevardin "Aradhat partizane", pastaj djathtë nëpër rrugën "Nikolla Parapunov" (televizioni i vjetër) ku nuk presin, por menjëherë do të vazhdojnë në të djathtë nëpër bulevardin "Ilinden", më pas nëpër rrugën "Ljubljanska", e më pas me kthesë në të majtë do të vazhdojnë nëpër bulevardin "Aradhat partizane".

Linjat 18, 21A dhe 118 - nga bulevardi "Kërste Petkov Misirkov" do të vazhdojnë drejtë në drejtim të Bit Pazarit, më pas nëpër bulevardin "Nikolla Karev" (Rruga e plastikave) dhe prej "Momin potok" do të vazhdojnë nëpër trasetë e tyre të rregullta drejt stacionevge të fundit. Regjimi i cekur dp të vlejë në të dy kahjet e lëvizjes. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR