• e premte, 22 nëntor 2024

Nesër pa rrymë disa pjesë të Qendrës dhe Gjorçe Petrovit

Nesër pa rrymë disa pjesë të Qendrës dhe Gjorçe Petrovit

Shkup, 8 shkurt 2024 (MIA) - Nesër pa furnizim me energji elektrike do të jenë disa pjesë prej konsumatorëve nga komuna e Gjorçe Petrovit, informojnë nga QRMK - Shkup. 

Në periudhën nga ora 08:30 deri në orën 12:00 pa energji elektrike do të jenë konsumatorët nga rruga "Dragoviti" nr. 1,3,5,7,9 dhe 11, si dhe konsumatorët nga rruga "Panajot Ginovski" numër 3 dhe 5 në komunën e Gjorçe Petrovit.

Ndërprerje në furnizimin me energji elektrike në periudhën nga ora 09:00 deri në orën 12:00 do të kenë konsumatorët në pjesët nga rruga "Leninova", nga rruga "Nikolla Trimpare" me lokacion nga Ambasada greke deri në Kishën Evangeliste, pastaj pjesa e konsumatorëve nga rruga "Borka Taleski" me lokacion përballë Ambasadës greke, si dhe pjesa e konsumatorëve nga rruga "Debarca" me lokacion në shtrirje nga Kisha Evangeliste deri në rrugën "Leninova" në komunën Qendër.

Në periudhën nga ora 12:00 deri në orën 09:00, megjithatë, pa energji do të jenë konsumatorët nga rruga "Zhedenska" numër 2,4,6,8 dhe 10 në komunën e Gjorçe Petrovit. rq/bsh/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR