Nesër moti do të jetë me vranlësira mesatare, të mërkurën dhe të enjten vende-vende me shi dhe bubullima
- Moti nesër do të jetë me diell me vranësira lokale të lehta deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i ndryshueshëm.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 14:59, 1 shtator, 2025
Shkup, 1 shtator 2025 (MIA) - Moti nesër do të jetë me diell me vranësira lokale të lehta deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i ndryshueshëm.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 9 deri në 20 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej 28 deri në 37 gradë.
Në Shkup, me diell me vranësira të lehta deri mesatare dhe erë të lehtë nga drejtimi i ndryshueshëm. Temperatura minimale do të bjerë në 15, ndërsa ajo maksimale do të arrijë 34 gradë.
Të mërkurën dhe të enjten moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme, vende-vende i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima, lokalisht në formën e stuhisë. Më pas vijon stabilizim i motit.
Foto: Arkivi i MIA-s